Bota

Kryeministri bullgar Borissov ofron dorëheqjen me kushte

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov ka ofruar sot dorëheqjen me kushtin që më ketë të ruajë koalicionin qeverisës.

Borissov në konferencën e partisë së tij Qytetarët për Zhvillim Evropian tha se për këtë mundësi do të flasë me partnerët e koalicionit, përcjell AP-ja.

Dorëheqja e Borissovit dhe Prokurorit shtetëror janë kërkesa të protestuesve, që tash e një muaj po mbushin qytetet e Bullgarisë.

Protestuesit po e akuzojnë pushtetin për lidhje me mafien, për mosluftim të korrupsionit dhe për mosreformim të gjyqësorit.

Borissov është në pushtet që nga vitit 2009 dhe mandati i tij i tretë përfundon në mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.