Kosova

Kryeministri britanik flet me Vuçiqin, mirëpret veprimin e Kosovës për taksën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Në telefonatë, siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kryeministrisë britanike, thuhet se kryeministri britanik ka mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka mirëpritur heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.

“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë Johnsoni.

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiqi të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.