Rajoni

Kryeministrat e Grupit të Vishegradit i bënë thirrje BE-së të japë vendim pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zaev miratuan Deklaratën e Grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, liderët e Grupit të Vishegradit në Deklaratë e vërtetojnë përkrahjen e tyre për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është mjet i rëndësishëm dhe vlerë e paçmuar për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor: nga atje, ekzistimi i politikës kredibile për zgjerim paraqet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument të Grupit të Vishegradit theksohet se hyrja është dhe do të mbetet proces i meritave që varret nga avancimi i arritur, dhe ju bëhet thirrje palëve në BE, ta përforcojë impulsin pozitiv dhe energjinë që doli në avancimi në reformat dhe nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prepsës, përmes hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se nisja e bisedimeve në tetor të këtij viti jo vetëm që do të mundësojë dy shtetet të përkushtohen edhe më shumë tek reformat e nevojshme, por do të shërbejë edhe si inkurajim për gjithë rajonin dhe garanci se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ketë rol udhëheqësor në transformimin pozitiv të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.