KULTURË

Kryeakademiku Daci promovon librin “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”

Kryeakademiku Nexhat Daci, gjatë ditës së sotme promovoi librin e tij “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”.

Në këtë promovim pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ka nderin që të jetë pjesëmarrës në promovimin e Akademikut dhe politikanit të shquar Nexhat Daci.

“Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci. Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/