SPORT

Kroacia zhgënjyese, vetëm barazim ndaj Çekisë

Kroacia vijon të zhgënjejë dhe është shumë larg formës që ka treguar në Botërorin e 2018. Skuadra e Daliç merr vetëm një barazim ndaj Çekisë në “Hampden Park” ku shkëlqeu sërish Patrik Schick.

Në një pjesë të parë tepër të vakët, janë çekët më të qartë në lojë dhe që tregohen më të rrezikshëm dhe në një aksion të minutës së 35’ marrin një penallti me VAR për një ndërhyrje të rrezikshme të Lovren me beryl.

Schick nuk gabon nga pika e bardhë edhe pse i gjakosur duke i dhënë avantazhin Republikës Çeke e teksa me 3 gola bëhet edhe golashënuesi më i mirë i Europianit.

Kroacia duke e përgjumur dhe nuk di të reagojë dhe vetëm në pjesën e dytë skuadra e Daliç nis t’i përmirësojë gjërat në fushë.

Kovaçiç dhe Kramariç rrezikojnë me disa gjuajtje teksa barazimi për ballkanasit vjen në 47’ me një gol shumë të bukur të Perisiç me një diagonale me të djathtën.

Modriç me shokë përpiqen të krijojnë ndërsa vijojnë të jenë të paqartë ndërsa çekët mbrohen heroikisht dhe përpiqen me kundërsulme të shqetësojnë kundërshtarin.

Edhe pse mundohen deri në fund, Kroacia duhet të mjaftohet me një barazim 1-1 dhe të shikojë drejt sfidës së fundit me Skocinë për ta fituar që të shpresojë te kualifikimi.

Për Republikën Çeke kualifikimi është pranë e ndërkohë mund të shijojë bomberin Patrik Schick.