EKONOMI

Kriza nga pandemia, Bajrami takohet me Rrjetin e Shitësve me Pakicë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur  në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë të kryesuar nga drejtoresha Yllka Metaj Shaqiri me bashkëpunëtorë.

Temë e diskutimit ishin vështirësitë e sektorit privat në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe planet e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëbisedimin për tema që kontribuojnë në përmirësimin e punës së bizneseve dhe rritjes ekonomike të vendit. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483