Kosova

Kriza e ujit, banorët e Gjilanit në hall të madh

Gjilani është pika më e nxehtë e krizës së ujit, e cila edhe mund të thellohet po qe se do të ketë mungesë reshjesh – përcjell Kosova.info

Qysh në verën e vitit të kaluar, u shpall gjendje emergjente për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Situata mund të bëhet edhe më dramatike, po qe se nuk do të ketë reshje.

Arbër Ismajli, Nënkryetar i Komunës së Gjilanit për Gazetën Express ka thënë se situata nuk është aspak e mirë as këto ditë.

“Momentalisht në komunën e Gjilanit gjendja e furnizimit me ujë nuk është e kënaqshme por me gjithë vështirësitë jemi duke u përpjekur  ta menaxhojmë këtë situate. Furnizimi me ujë po bë po bëhet nga penda e Përlepnicës me 16 l/s, nga burimi Guri i Hoxhës: 30 l/s, burimi qe vije nga fshati Velekincë me 64 l/s, si dhe nga burimet Brenda qytetit me 25 l/s”.

Ndërsa Muhamed Suliqi, Kryeshef Ekzekutiv i Hidromoravës, ka thënë se burimet prej të cilave furnizohet aktualisht qyteti, mund të rrezikohen po qe se nuk do të ketë reshje edhe më tutje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.