Rajoni

Krivokapiqi propozohet kryeministër i Malit të Zi

Në seancën e parë konstitutive pas zgjedhjeve të përgjithshme deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, votuan për postin e kryetarit të ri të Kuvendit, në të cilin është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq, ndërsa mandatar për kryeministër të Malit të Zi u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili kryeson koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez Milo Gjukanoviq fitoi me shume vota në zgjedhjet e 30 gushtit, koalicion i tri partive opozitare siguroi shumicën në parlamentin me 81 vende. Një përplasje jo e vogël është zhvilluar së fundmi mes partive opozitare për postet e ashtuquajtura të “sigurisë së lartë”: ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe për kreun e Agjencisë së Zbulimit.

Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhë” e udhëhequr nga Dritan Abazoviqi ka kërkuar që të jenë ata që të propozojnë drejtuesit e këtyre institucioneve.

Tri partitë që do të formojnë qeverinë kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Mali i Zi do të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, të forcojë aleancat me anëtarët e NATO-s. Po ashtu, koalicioni ra dakord të mos tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.