Tjera

Kritika për mosbashkëpunim mes komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjeve

Në pranverë oborri i Bibliotekës Kombëtare është shtruar me kubëza të reja.

Por, pak muaj më vonë një pjesë e tyre janë larguar nga ngrohtorja “Termokos”, e cila është duke punuar për zgjerim të rrjetit në këtë pjesë, raporton emisioni “038” në KTV.

Derisa, disa nga kubëzat janë dëmtuar gjatë largimit të tyre.

Qytetarët e quajnë mjerim investimin dhe më pas intervenimin në të brenda një kohe të shkurtër.

Sipas tyre, Komuna duhet të koordinohet me ndërmarrjet e saj në mënyrë që punimet të kryhen para se të realizohen investimet kapitale.

Monitoruesit e punës së Komunës vlerësojnë se ekzekutivi komunal nuk ka bashkëpunim të mirë me ndërmarrjet publike.

Qëndrim Arifi nga Iniciativa për Progres e quan keqpërdorim të parasë publike këtë trajtim të investimeve.

Sipas Arifit, raste të tilla ka edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Drejtoria për Investime Kapitale nuk ka qenë e qasshme për t’u deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Kurse në ndërmarrjen “Termokos” thonë se projektet e tyre janë afatgjate dhe se Komuna njoftohet me kohë për planin e kryerjes së punimeve.

Zëdhënësja, Afërdita Fejzullahu, thotë se bashkëpunimi me Komunën në këtë aspekt është i mirë.

Uka thotë se pas përfundimit të punimeve, kompania e kontraktuar do ta kthejë hapësirën në gjendjen që ka qenë para intervenimit.

Së fundmi, “Termokosi” ka nënshkruar marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), e cila do t’i sanojë dëmet në çdo hapësirë ku ngrohtorja kryen punime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.