Kuriozitet

Kristiana Kuqi, vajza nga Kosova që puth të huajt për foton perfekte të Instagramit(FOTO)

Me një gjeneratë të kyçur në mediat sociale, nuk është për tu habitur që një pjesë e madhe e njerëzve që udhëtojnë në botë kanë si synim kryesor të tyre të bëjnë fotografi interesante të cilat më pas bëhen virale dhe shumë të pëlqyera në rrjet e madje shumë të komentuara.

Dhe një grua ka qenë shumë e sinqertë në kërkimin e saj për imazhin e përsosur, duke zbuluar madje se ka arritur deri aty sa të kërkojë nga të huajt që të realizojë fotografi në vendet më të veçanta e madje iu ka kërkuar edhe ta puthin në buzë për të pasur fotografinë e përsosur për në Instagram.

Kristiana Kuqi, është vajza nga Kosova, e cila thotë se i ka kërkuar një njeriu të rastësishëm ta puthte përballë Kullës Eifel, në mënyrë që të mund të pretendonte se kishte kaluar disa momente romantike në Paris.

Duke postuar imazhin në Twitter, e diplomuar së fundmi në universitetin e Virxhinias, ajo shtoi se shpresonte që burri po pranonte, përpara se të ndante një fotografi tjetër të një të huaji që ajo puthi jashtë Colosseumit në Romë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.