OPINION

Krishtlindja dikur dhe sot

Shkruan: Don Lush GJERGJI
Para dymijë vjete ndodhi mrekullia, qielli dhe toka u takuan, afruan dhe bashkuan nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit të vëretë dhe të dashur, i cili bëhet Njeri – Vëllau ynë, për të qenë dhe mbetur gjithnjë Shëlbuesi ynë.

Përse e bëri këtë dhe si ndodhi kjo?

Për t’ia treguar dhe dhuruar çdo njeriut paqen, pajtimin, dashurinë dhe pavdekësinë.

E paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë”, këndonin engjujt para barinjve. Kush janë njerëzit vullnetmirë? Të gjithë ata që për çdo ditë mendojnë, flasin dhe veprojnë mirë, e megjithatë nuk janë mirë, sepse i mundon dhe i brengos urrejtja, lufta,padrejtësia, robëria e  së keqes, dhe çka është edhe më zi, nuk dinë si të dalin nga ky “hark i mbyllur” i së keqes, nga kjo gjendje e mjerueshme. E tërë historia e njerëzimit ka pasur njerëz të tillë, vëret të mirë, mirëpo gjendja shpesh nuk është ndërruar dhe përmirësuar, bile ndonjë herë na duket se është keqasuar.

Pajtimi, çka është dhe si mund të arrihet?

Pajtimi është paqja e brendshme e çdo njeriut, së pari me Zotin, pastaj me vetveten, dhe së fundi me të tjerët, me të gjithë. Pajtimi i trefishtë nuk arrihet me fuqitë tona njerëzore, me vullnet të mirë, me të tjerët, pa qenë të pajtuar me Zotin dhe me vetveten, brendinë dhe ndërgjegjen tonë. Ky lloj pajtimi është dhurata e Zotit nëpërmjet Jezu Krishtit. Shumë njerëz edhe sot mundohet dhe veprojnë vetëm për pajtimet ndërnjerëzore, ndërfamiljare, ndëretnike, ndërshtetërore, ndërkombëtare, duke e lënë anash pajtimin e brendshëm dhe të mirëfilltë me Zotin dheme vetveten, kuptohet, pa ndonjë sukses afatgjatë dhe pajtim të vërtetë.

Kjo paqe dhe ky pajtim janë fryt i dashurisë së Zotit, i cili për krijesën e vet më të çmuar, njeriun, bëhet po ashtu Njeri, që atë disa ta bënte “hyjni” duke ia kthyer dinjitetin dhe lirinë burimore, por diçka edhe shumë më të madhe, bijësinë e Zotitdhe vëllazërinë gjithënjerëzore.

Nëpërmjet paqes, pajtimit, dashurisë, arrihet pavdekësia – amshimi, jeta e pasosur, caku kryesor për të cilin Zoti e kakrijuar njeriun, që të jetë dhe të mbetë partner i Tij, bashkëkrijues dhe bashkëveprues..

Ja, pra, si nč misterin e mishërimit të Zotit na zbulohet dhe dhurohet misteri i njeriut, sipas planit të tij, rekuperohet  e tërë historia, duke mos lejuar që njeriu dhe njerëzimi të jetë më i robëruar, i copëtuar, i pamundësuar, pre e përhershme e Djallit, mëkatit dhe vdekjes. 

Kërshëndellat na mundësojnë dhe dhurojnë edhe ne mundësinë që të jemi Krishtbartës, Krishtdhurues, Krishtëdëshmues, Krishtlindës, si Mari diku, si Kisha gjatë shekujve, tani dhe në amshim.

          Për shumë mot Krishtljindja!                                                             Don Lush GJERGJI

.                                                                                                          

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483