Kriminelët klonuan zërin e drejtorit të një kompanie – vodhën 35 milionë dollarë në një bankë në Dubai

Dokumentet e gjykatës të publikuara nga Forbes zbulojnë se në vitin 2020, një bankë u grabit në Dubai, e cila humbi miliona euro.

Menaxheri i bankës ka marrë një telefonatë nga një “drejtor” që e njeh mirë dhe ka pretenduar se kompania duhet të bëjë blerjen dhe se banka duhet të miratojë transferimin e parave në vlerën 35 milionë dollarë. Menaxheri i bankës madje mori email nga drejtori dhe avokati përgjegjës për marrëveshjen.

Gjithçka dukej mirë, kështu që menaxheri i bankës bëri transferimin e parave. Por pasoi një tronditje, pasi doli të ishte një mashtrim i madh. Kriminelët kanë përdorur teknologjinë për të “klonuar” zërin e drejtorit të një kompanie.

Kjo është hera e dytë që kriminelët e përdorin këtë mjet për mashtrim. Incidenti i parë ndodhi në vitin 2019, dhe kriminelët më pas klonuan zërin e drejtorit të kompanisë britanike të energjisë. Kjo rezultoi në transferimin e paligjshëm të 243 mijë dollarësh tek një furnizues hungarez.

“Mashtrimet audio dhe vizuale përfaqësojnë një zhvillim magjepsës të teknologjisë së shekullit XXI-të, por ato janë tepër të rrezikshme dhe përbëjnë një kërcënim të madh për të dhënat, paratë dhe bizneset”, tha Jake Moore, ekspert i sigurisë kibernetike në ESET.

Go to TOP