Kosova

Krijimi i qeverisë, Mustafa takohet me ambasadorin italian

Kryetari Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Njëherësh, kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Ambasadori Sardi e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet dhe i uroi festat e fundvitit.


Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483