EKONOMI

Kreut të AKB-së, Agim Shahini, i ndahet Medalja e Artë “Aktivist i Shkëlqyer i Njerëzimit”

Academy of Universal Global Peace –AUGP dhe Diplomatic Mission Peace and Prosperity ndan për Dr. Agim Shahinin Medaljen e Artë “Aktivist i Shkëlqyer i Njerëzimit për Paqe Globale:.

Kjo medalje u nda për herë të parë në Evropë dhe në Ballkan ku në mesin e tyre u zgjedh Kosova dhe Kryetari i AKB-së.

Me këtë rast  Dr. Madhu Krishan, Kryetar i Academy of Universal Global Peace me seli në New York tha se është kënaqësi për mua që të vij përtej oqeanit për të vlerësuar një figurë të shquar të njerëzimit i cili dha nga vetja gjithçka për të kultivuar paqe dhe prosperitet ne tere Ballkanin e trazuar pa dallim feje, race dhe etnitete dhe kjo është motivi ynë që vlerësoi Asambleja e Përgjithshme për të ndarë këtë Medalje në Ballkan dhe në Kosovë si shembull i një shteti të ri me tolerancë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.

Dr. Shefki Hysa, Guvernator i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) tha se për ne është nder dhe përgjegjësi që ta nderojmë Misionarin e Paqes, Komisionarin e Lartë për Paqen Globale, Dr. Agim Shahini me Medaljen e Artë Aktivist i Shkëlqyer i Njerëzimit në Glob e sidomos për aktivitetin e tij ne Ballkan që na ka nderuar edhe neve si Mision por edhe si Komb.

Agim Shahini tha se, për mua dhe Shtetin tim është nder që është vlerësuar Kosova si shtet i ri i tolerancës, i prosperitetit dhe i zhvillimit nga Akademia Universale e Paqes Botërore me seli ne New York e akredituar nga UN, USA, EU e posaçërisht edhe puna e jonë ekipore nëpër shumë organizata të ndryshme ku kemi bashkëpunuar dhe vepruar siç janë me shtetet e Ballkanit Perëndimor sidomos me ato që Kosova ende nuk ka raporte të mira ekonomike dhe diplomatike mes veti dhe ato janë Bosnja dhe Hercegovina Serbia, Rumania, Spanja, por edhe me ato shtete që Kosova tradicionalisht ka pasur raporte të mira dhe kjo është një motivacion shtesë për mua dhe AKB-në si udhërrëfyes që sot të jem edhe personi më i privilegjuar nga këto organizata prestigjioze që kanë vlerësuar punën time dhe Shtetin tim të Kosovës. /Kosova.info/