SPORT

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti kampion teU21 për vitin 2020

Me 21 dhe 22 tetor janë organizuar garat e kupës së Kosovës, e ku ndeshjet më të rëndësishme ishin ato në kategorinë e seniorëve meshkuj, në duelet lokale, ndërmjet të klubeve nga Prizreni dhe klubeve nga Prishtina.

Në Prizren, KPP Lidhja e Prizrenit ishte më e mirë se KPP Prizreni, duke fituar me rezultat 3:1, e në Prishtinë në derbin e javës, Kpp Elting Dardania po ashtu me rezultat 3:1 fitoi ndaj KPP Prishtinës.

KUPA E KOSOVES – JUNIOR – Xhiro e 2Rezultati
MaestrovsLidhja e Prizrenit0:3
Shkolla Ahmet HoxhavsSharri3:2
 
KUPA E KOSOVES – Femra – Xhiro e 2KUPA E KOSOVES – FEMRAT – Xhiro e 2
DritavsShkolla Ahmet Hoxha3:0
Ahmet HoxhavsLidhja e Prizrenit3:0
 
KUPA E KOSOVES – SENIOR – Xhiro e 3 
Lidhja e PrizrenitvsLiria3:1
Elting DardaniavsPrishtina3:1

Me 24 tetor në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Kampionati individual për U21, në të cilën u paraqiten rreth 40 M dhe 20 femra. Federata ka ngritur masat e sigurisë duke rregulluar orarin e ndeshjeve në mënyrë që në sallë mos të jenë më shumë se 50 persona gjatë tërë kohës, e tërë kjo me qellim të ruajtjes së shëndetit të lojtarëve.

Ndeshjet fillimisht u organizuan në grupe sipas sistemin round robin (secili me secilin) e pastaj 2 më të mirët e grupit u plasuan në skeletin kryesor, ku paraprakisht ishin të hedhur me short 8 lojtarët më të mirë, për të vazhduar garat në sistem eliminimi.

Pas shumë ndeshjeve të bukura në gjysmëfinalen e parë të femrave u takuan Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi, te cilën e fitoi alma me 3:1, në gjysmëfinalen tjetër Shega Hashani fitoi nga Lene Osmanit po ashtu me rezultat 3:1. Në finale Alma ishte më e përqendruar dhe fitoi me 3:0.

Tek meshkujt në gjysmëfinale në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Petrit Dragidella, të cilën kreshniku e fitoi me rezultat 3:0, me të njëjtin rezultat edhe Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Elvendin Çollakoviq. Në finale dy bashkëlojtarët nga Prizreni treguan lojë të fortë, në fund Kreshniku e mbrojti titullin nga viti i kaluar duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2.

Me 25 tetor në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua Kampionati individual për Veteran, në të cilën u paraqiten rreth 50 veteran në 4 kategori të ndryshme. Në shenjë mirënjohje në fillim u mbajt një minutë heshtjet për veteranin Xhemaj Cecelia.

Në kategorinë mbi 65 kësaj radhe more pjesë 3 lojtarë, nga të cilët edhe kësaj radhe kampion u shpall Shaip Reçica, nënkampion Vehbi Raçi dhe i treti Jakup Bibaj.

Në Kategorinë mbi 60, në një konkurencë të fortë, kampion doli Remzi Shala, nënkampion Idriz Prestreshi, dhe vendet e treta i zunë Nezir Lokaj dhe Sadri Hulaj.

Në Kategorinë mbi 50 ku ishin mbi 20 të paraqitur pas fazës së grupeve dhe garave në skelet kampion u shpall Eroll Boshnjaku, nënkampion Nehat Çitaku, dhe vendet e treta i zunë Kasum Morina dhe Ilir Jaha.

Edhe në kategorinë mbi 40 kishte mbi 20 të paraqitur, pas fazës së grupeve dhe garave në skelet kampion u shpall Jeton Beqiri, nënkampion Eroll Karabaxhak,  dhe vendet e treta i zunë Alimemet Kaqaniku dhe Eroll Karabaxhak.

Aktivitetet e ardhshme

Gjatë kësaj jave do i kemi këto aktivitete:

KUPA E KOSOVES – JUNIOR – Finale
OraNdeshja28/10/20VendiGjyqtari
18:003Lidhja e PrizrenitvsShkolla Ahmet HoxhaPrizrenVeton Gota
KUPA E KOSOVES – FEMRAT – Finale
OraNdeshja27/10/20VendiGjyqtari
18:003Ahmet HoxhavsDritaFerizajFaton Asllani
KUPA E KOSOVES – SENIOR – Finale
OraNdeshja29/10/20VendiGjyqtari
20:0011Elting DardaniavsLidhja e PrizrenitPrishtine

Me 31/10/20 do të fillon sezoni vjeshtor në kampionatin ekipor për Superligën e femrave dhe ligën e juniorëve.

Me 01/11/20 do të fillon sezoni vjeshtor në kampionatin ekipor për Superligën e meshkujve dhe në ligën e parë të Kosovës/Kosova.Info/