KULTURË

“Kreolët e Ballkanit” në TKK

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sot jepet shfaqja “Kreolët e Ballkanit”.

Sonte nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të keni mundësi të shihni një shfaqje të veçantë.

Drama \”Kreolët e Ballkanit\”, me autor Enver Petrovci, e shkruar dhjetë vite para luftës në Kosovë (1989), parashikon se çfarë do të ndodhë midis kombeve të konfliktit.

E gjithë historia zhvillohet midis dy personazheve: Hekuranit dhe Inspektorit, të cilët përfaqësojnë thelbin e konfliktit shqiptaro-serb.

Kjo shfaqje ka të gjitha emocionet themelore njerëzore. Si dashuria, urrejtja, ambicia politike, hakmarrja, tortura, besimi në Zot, dinjiteti dhe më shumë. /Kosova.info/