Kosova

Kremtohet Dita e Boshnjakëve të Kosovës, në Mitrovicë është mbajtur solemniteti

Sot, 25 shtator, kremtohet dita e boshnjakëve në qytetin e Mitrovicës, kjo u bë duke u përkrahur nga  Komuna, bashkë me organizatën Diaspora e Boshnjakëve të Kosovës në Gjermani.

Manifestimi është mbajtur në prani të mysafirëve dhe mediave, por në përputhje me udhëzimit  e Qeveritarë si dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për parandalimin e pandemisë Covid-19, raporton Kosova.info.

Organizator të këtij manifestimi janë aktivistë të shoqërisë civile nga komuniteti boshnjak, Anese Çollakoviq, Nermina Mulliq, Xhenita Shabani dhe Enis T. Ugliq.

Ndërsa shoqata kulturo artistike më e vjetër boshnjake në Kosovë, “ShKA Sharski Behar” dhe aktivistët e tyre ishin përgjegjës për pjesën kulturore dhe artistike të programit.

Pjesëmarrës në ditën e festës së komunitetit boshnjakë ishte edhe nënkryetari i kësaj komunë, Faruk Mujka, i cili i ka uruar.

Gjatë programit, organizatorët u përmbahen të gjitha rregulloreve të Qeverisë dhe IKSHPK-së, që kanë të bëjnë me pandeminë, transmeton Kosova.info.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.