Kremlini në alarm pasi Krimea u godit nga “sulmet me dron”

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia pretendojnë se kanë “zmbrapsur” dy sulme me dronë në gadishull – njëri prej të cilëve thuhet se synonte një termocentral.

Krimea u aneksua ilegalisht nga Ukraina nga Rusia në vitin 2014 dhe Kievi është zotuar të rimarrë territorin.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, guvernatori i instaluar nga Rusia, Mikhail Razvozhaev tha: “Tani për tani, forcat tona të mbrojtjes ajrore në detyrë po veprojnë… Asnjë objekt civil nuk është dëmtuar, ju lutemi qëndroni të qetë”.

Zyrtarët e Krimesë kanë demantuar gjithashtu raportet se banorët po evakuohen.

Kreu i Republikës së Krimesë e quajti atë “lajm të rremë”.

“Të dashur banorë të Krimesë, udhëhiquni vetëm nga burime të verifikuara zyrtare të informacionit. Lidhur me çështjet e mobilizimit dhe evakuimit – besoni vetëm informacioneve që vijnë nga unë. Ju nuk gënjeheni kurrë. Ne do t’ju informojmë në kohën e duhur dhe të sinqertë për çdo situatë, madje edhe më të vështira dhe të pakëndshme”, deklaroi Sergey Aksyonov, kreu i Republikës së Krimesë.

Ndryshe, një evakuim i Khersonit dhe Mykolaiv-it të çliruar së fundmi ka filluar, por po organizohet nga autoritetet ukrainase.

Kjo për shkak të frikës se ndërprerjet e energjisë dhe ujit pas granatimeve ruse do ta bëjnë dimrin të pajetueshëm në këto zona.

Ndërsa vendasit largohen, qeveria e Ukrainës po paralajmëron Perëndimin për “lodhje nga lufta”, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të punojë për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë. /Telegrafi/

Go to TOP