Kosova

Krasniqi dhe Zyrapi ftohen nga Gjykata e Hagës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Hagë

Të premten kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi njoftoi se ka pranuar ftesë për tu paraqitur në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale në Hagë. Ftesë për t’u intervistuar në hagë ka marrë edhe një ish-komandant tjetër i UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Krasniqi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, përkatësisht me 24 korrik.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plote:

Jakup Krasniqir

DEKLARATË

Prishtinë, më 20 korrik 2019

Të nderuar bashkëkombës…Shiko më shumë

Fotografia e Jakup Krasniqi
Fotografia e Jakup Krasniqi
Fotografia e Jakup Krasniqi

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.