Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë, pak para 28 Nëtorit

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e UÇK’së në qendrën e paraburgimit në Hagë, pak ditë para 28 nëntorit.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tregoi se ua uroi atyre festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë së bashku në Kosovë.

Në këtë vizitë ishin edhe zyrtari i PDK’së, Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.#LiriaKaEmër”.

Go to TOP