Kosova

Krasniqi: Veseli i kishte treguar Grenellit se Kurti është gënjeshtar

Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i kishte treguar Grenellit moti se Albin Kurti po e gënjente.

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësuesi Special i Presidentit Amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi ka thënë sonte në një intervistë për T7 se kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar se do ta heqë menjëherë tarifën 100 përqind por më pas nuk e bëri këtë.

Nëpërmjet kësaj deklarate, zyrtari i lartë Amerikan tërthorazi theksoi se është ndier i gënjyer nga Albin Kurti.

Më 7 shkurt 2020 në një komunikim në Tëitter, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kreu i Vetëvendosjes është gënjeshtar dhe ka gënjyer SHBA-të’ ka thënë Krasniqi.

Më poshtë gjeni çka kishte shkruar Veseli në Tëitter atëkohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.