Kosova

Krasniqi: Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’ e ka kritikuar ashpër presidentin aktual të Kosovës, duke thënë se ai po na paralajmëron për një rrezik, në të cilin ka kontribuuar vet – shkruan Kosova.info


“Thaçi President po na thotë se “Asociacioni është fillim i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga brenda, dhe se është si Republika Srpska.” Thaçi Kryeministër na thoshte se “Asociacioni është vetëm një OJQ, dhe se Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”. Nëse Thaçi Kryeministër do të ishte kaq kundërshtues i Asociacionit sikurse po na del Thaçi President, ne sot nuk të merreshim me pasojat që ai i ka krijuar në vitin 2013” – ka shkruar ai.

Çështja e asociacionit është rikthyer në qendër të vëmendjes këto ditë, ndërsa po pritet të realizohet takimi i radhës në Bruksel, ku në tavolinë mund të shtrohet edhe kjo çështje.

Pala kosovare me në krye Kryeministrin Avdullah Hoti ka mohuar se kjo çështje do të jetë në rend të ditës, ndërsa pala serbe me në krye Presidentin Aleksandër Vuçiq ka insistuar që kjo temë do të jetë pika qendrore e vazhdimit të dialogut./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.