Kosova

Krasniqi: PDK-ja parti që doli mbi interesin partiak në momentet kyçe

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karasniqi, ka thënë se PDK-ja është treguar parti e guximshme dhe disa herë ndër vite, ka dalur jashtë interesave partiake për të mirën e përgjithshme.

“Partia Demokratike ka qenë një ndër akterët kryesorë të të gjitha zhvillimeve politike dhe të gjitha zhvillimeve historike në periudhën e dy dekadave të fundit”, ka pohuar Krasniqi, duke shtuar se “PDK-ja ka arritur të zhvillojë një koncept të politikëbërjes ndryshe”.

“Kemi qenë një parti që në momente të rëndësishme ka dalur mbi konceptin e vetëmjaftueshmërisë dhe interesit partiak të brendshëm”.

Ai, në Zona B në Klan Kosova, ka shtuar se tani PDK është në një moment krucial.

“Në këtë fazë për neve është një moment kthese, ashtu siç e kemi quajtur këtë proces, Dekada e Re, tash jemi para një momenti ku PDK do ta definojë 10 vjeçarin e vet të ardhshëm”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.