Kosova

Krasniqi-Goodman: Kot mundoheni me foto e mohime, nuk do të dorëzohemi kurrë

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, që kishte folur publikisht për përjetimet e saj, ka thënë se nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

“Motra e Vllazen të dashtun ju që e patet fatin e njëjtë me mua, fat që tashmë jetën tonë po e rëndon, edhe ju vendas të mi nga Kosova, dua të ju them dhe të ju siguroi që zëri im do të jehoj gjithandej për të vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo ne forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfoj. Përderisa në kërkojmë drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri tek drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjerat duhet bërë pamvarsisht pengesave, Bëjeni për viktimat. Une Buqja e juaja ju pershendes pa fund”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se sot Flora Brovina u intervistua nga Policia e Kosovës dhe më pas, para mediave e pranoi se fotoja që dje e publikoi mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.