Kosova

Krasniqi: Çështja e Asociacionit është e mbyllur

Foto nga Arkiva

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në DESKU të KTV-së se çështja e Asociacionit është e mbyllur.

“Absolutisht mendoj që nuk duhet të diskutohet. Kjo punë është e mbyllur. Në atë kuptimin që është nënshkruar… Asociacioni është përmendur në kuadër të marrëveshjes së parë të parimeve, në vitin 2013 dhe ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse s’gaboj, kanë kaluar vite që nuk e kam lexuar, 6 pikat e para flasin për Asociacionin. Dhe, nëse s’gaboj po ashtu, e dyta ose e treta thotë se do të themelohet në bazë të shembullit të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është ekzistues. Dhe, këtu ka lindur i tërë ai konflikti i madh nëse është organizatë joqeveritare apo bashkësi e komunave, e tjerë”, ka thënë ai në DESKU të KTV-së.

Sipas Krasniqit, aty përcaktohet se do të ketë kompetenca mbikëqyrëse të arsimit, shëndetësisë dhe planifikimit hapësinor brenda atyre komunave. Në vitin 2015, kur ishim në bashkëqeverisje me LDK-në, Mustafa në kuadër të përgjegjësive të tij si kryeministër e ka negociuar më tutje dhe është nënshkruar një dokument më i gjerë.

Ai ka treguar se në pyetje është Marrëveshja për Asociacionin.

“Dhe, po flas që më 2013-tën janë 6 pika të cilat janë jashtëzakonisht të përgjithshme. Këtu ka më shumë detaje. Vetëm duhet ta kemi të qartë: Njerëzit e kanë akuzuar shumë edhe qeverinë tonë, e edhe z. Mustafa edhe z. Thaçi që ka qenë jokushtetuese. Nëse ka pasur një veprim të mençur të asaj qeverie, ka qenë fakti që në atë marrëveshje të iniciuar prej dy palëve edhe Bashkimit Evropian, është futë që krejt kjo vlen pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Krasniqi: Sapo VV-ja ta sjellë në seancë mocionin, i ka votat e PDK-së

Vetëvendosja do t’i ketë votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, sapo ta sjellë zyrtarisht në Kuvend mocionin, thotë deputeti i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

“Ne nuk e kemi votu Albin Kurtin për kryeministër dhe kur ka ardhë një propozim me e heqë prej kryeministrit, e kemi votu. Nuk e kemi votu Avdullah Hotin dhe ditën që të vie një mocion për me e heqë, ne e votojmë. Duhet me ardhë mocioni zyrtarisht në rend dite në Kuvend”, ka thënë ai.

Krasniqi në DESKU të KTV-së thotë se nuk kanë biseduar me VV-në për mocionin, përveç diskutimeve publike dhe kërkesës së tyre që çdo deputet ta votojë.

“Jo nuk kemi bisedu, sepse VV e ka nisë një mocion në mungesë të temave, mbetën pa tema dhe e nxorrën një temë krejtësisht legjitime prej një partie opozitare, por nuk bëhet ajo punë ashtu. Dolën në një konferencë dhe thanë se mirë është me e nënshkru edhe deputetët tjerë, PDK-ja para se gjithash. Pastaj kishte deklarime prej zyrtarëve të tyre, ne e kemi bë mocionin me testu PDK-në”, tha ai.

“Prej ditës së parë e kemi deklaruar këtë punë. E kemi përsëritur dhe ripërsëritur”, ka thënë ai. Por, si ka vazhduar, nga PDK-ja nuk mund të pritet që ta kryejë “punën e Vetëvendosjes, duke u bërë pjesë e planeve të tyre”.

Si ka vazhduar ai, fjala është për plane “për të cilat as që janë konsultuar”.

Ai ka mohuar të ishin bërë pjesë e LDK-së, kur u rrëzua Qeveria Kurti.

“Nuk është ashtu, sepse LDK-ja nuk ka komunikuar me neve. 40 nënshkrime duhen për ta zyrtarizuar mocionin. Dhe brenda dy ditëve vendoset në votim. Jo më shpejt se dy dhe jo më vonë se pesë. Dhe këtë e dijnë, ua kemi thënë edhe në seancë. E kemi deklaruar secili prej nesh”, ka thënë ai.

Si ka thënë Krasniqi, Qeveria nuk mund të rrëzohet vetëm nga VV-ja dhe PDK-ja.

“As edhe me dy votat që Vjosa Osmani dhe ai deputeti tjetër i LDK-së që kanë qenë kundër Avdullah Hotin. Dhe meqë po e duan flamurin dhe bajrakun, është në rregull. Por vetëm le ta çojnë punën në fund. Votat e PDK-së, në ditën që zyrtarizohet mocioni, pra që në kuptimin ligjor janë 40 nënshkrime që e vendosin në seancë të re, të jashtëzakonshme, absolutisht i ka, të plota, 24, pa asnjë minus”, ka thënë ai.


Krasniqi: Marrëveshja në Washington historike vetëm për Hotin

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Desku se marrëveshja në Washington është historike për vetëm për kryeministrin Avdullah Hoti.

Krasniqi ka thënë se, “në mungesë të njohjes së ndërsjellë unë nuk mendoj se është në pajtim me Kushtetutën”.

E sipas tij procesi i dialogut ka pasur të shkojë në atë drejtim (të njohjes).

“Prej 2018 ia kemi dorëzuar qëndrimet tona të gjithë liderëve. Kjo e Washingtonit nuk është marrëveshje, është një listë e zotimeve. Historike është për Hotin. Sikur të ishte marrëveshje ajo do të vinte në Kuvend. Iniciativat e tjera rajonale do të duhej të kalonin në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.