Kosova

KQZ nis verifikimin e aplikacioneve të votuesve jashtë vendit, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

“KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre”, thuhet në njoftim.

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë…

Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Saturday, January 16, 2021