Kosova

KQZ gjobit me 350 euro subjektin politik Nisma Socialdemokrate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro, Nismën Socialdemokrate.

Kjo, pasi ky subjekt politik, nuk e ka lajmëruar KQZ-në, për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se kjo parti vetëm është gjobitur, pasi sipas tij Nisma e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.

“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”, ka thënë Buleshkaj.