SPORT

Kpp Lidhja e Prizrenit (M) dhe Kpp Drita (F) fitues të trofeut të kupës për vitin 2021

Dje në Prishtinë (Pallati i Sporteve) dhe Sot në Prizren (Galeria Shoping Mall) u zhvilluan ndeshjet për Kupën e Kosovës për seniorë/e.

Siç është pritur triumfuan KPP Drita te femrat dhe KPP Lidhja e Prizrenit te meshkujt.

Gjilanaset pa ndonjë problem i mundën kundërshtaret e tyre, së pari KPP Gani Maloku nga Ferizaj në Gjysmëfinale dhe KPP Elting Dardania në finale me rezultatin 3:0, e cila kishte befasuar Kpp Ahmet Hoxhen në gjysmëfinale.

Punë pak më të vështirë, pati KPP Lidhja e Prizrenit te meshkujt që në gjysmëfinale e mundën KPP Prishtinën me rezultatin 3:0, kurse në finale e mundën befasinë e garës KPP Prizrenin, po ashtu me 3:0.

KPP Prizreni depërtoi në finale duke e mundur ngushtë KPP Pripingun me rezultatin 3:2, ku deri në pikët e fundit nuk dihej se kush do të triumfonte. Megjithatë Berkan Bajmak në saje të përvojës e mundi Petrit Dragidellën me rezultatin 3:2 në sete dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij.

Gara njëkohësisht bëri një promovim për pingpongun pasi u luajt në një hapësirë atraktive të Qendrës tregtare Galeria Shoping Mall, ku pati një numër shumë të madh të shikuesve, të cilët u befasuan këndshëm këtë ditë të fundjavës dhe treguan interesim të shtuar duke e përcjellë garën deri në përfundimin e saj dhe duke i përshëndetur fituesit.

Shpërblimet i ndanë Besim Hajdari, (nënkryetar i FPPK-së) për femrat dhe Jeton Beqir, (kryetar i FPPK-së), për meshkujt.

FPPK falënderon menaxhmentin e Galeria Shoping Mall për gatishmërinë që të lëshojnë hapësirën e tyre për këtë aktivitet si dhe për mbulimin e shujtës për pjesëmarrësit 

Aktivitetet e ardhshme

Në javën e ardhshëm në kalendarë është organizimi i turneut memorial Ahmet Hoxha

Komisioni i garave

Isak Maxhera

Shefqet Jashari

Fadil Luta