SPORT

Komuna e Prishtinës ndan çmimet për sportistët më të mirë “Laureatët 2020”

Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020 ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka.

Me këtë rast, çmimet i ndara ishin si më poshtë:

Çmimi për “Përfaqësim të Prishtinës” i takoi trajnerit Gazmend Haliti

Çmimi Special për Vepër Jetësore shkoi për: Ali Pllana, Bajram Neziri, Ejup Mehmeti, Muhamet Rama, Rasim Thaçi, Ruzhdi Mustafa, Sadik Krasniqi, Shefqet Thaçi.

Me mirënjohje post-mortum u nderuan: Shefqet Sinani, Shaban Demiri, Shaqir Shaqiri, Rexhep Shehu, Emin Dushullovci, Veton Kajtazi, Muharrem Bulliqi.

Çmimi për Veteranët: Fadil Krasniqi –shigjetar, Valbona Morina –karateiste, Bedri Sadiku – shahist

Çmimi “Punëtori Sportiv” – Fatos Dili nga Klubi i Futsallit Mabetex Prishtina

Çmimi “Gjyqtari më i mirë” i vitit 2020 i takoi Latif Demollit

Çmimi “Trajneri i Vitit 2020” iu nda trajnerit Armend Dallku, ish trajner i FC Prishtina

Çmimi “Klubi më i mirë” në konkurrencën e meshkujve e fitoi FC Prishtina

Nga konkurrenca e femra këtë çmim e mori klubi i basketbollit M-Technologie.

Ndërsa top-10 sportistët më të mirë të vitit 2020 u shpallën:

10 Albion Ymeri

9 Oltion Beshiri

8 Auron Syla

7 Era Shatri

6 Shpëtim Bajoku

5 Jeton Rukovci

4 Amela Llugaliu

3 Donjeta Sadiku

2 Armend Thaçi (sportisti më i mirë i vitit 2020) dhe

1 Albulena Gërvalla ( sportistja më e mirë e vitit 2020)