Kosova

Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Klan Kosova mëson se njëri nga të dyshuarit me inicialet L.K. është drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa tjetra me inicialet M.B. është asistente e tij.

Të dy këta akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.