Kosova

KPK, FOL, Internews Kosova dhe Debate Center nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të zbatimit të projektit “Sistemi i Drejtësisë në Kosovë i Përgjegjshëm, i Besueshëm dhe Transparent”, i cili është financuar nga INL (Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit) dhe do të zbatohet nga Fol, Internews Kosova dhe Debate Center.

Qëllimi i këtij memorandumi është të përcaktojë veprimet e përbashkëta ndërmjet KPK-së dhe FOL, Internews Kosova dhe Debate Center për zbatimin e  projektit i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Sistemin Drejtësisë në Kosovë.

Memorandumi ka paraparë shumë aktivitete që duhet ndërmarrë nga palët nënshkruese me qëllim të realizimit të projektit të lartcekur.

Ky memorandum është në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për ngritjen dhe fuqizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, pas nënshkrimit të memorandumit tha se institucioni që ai kryeson e vlerëson kontributin e shoqërisë civile në fushën e sundimit të ligjit dhe mbeten përherë të gatshëm për fuqizim të bashkëpunimit/Kosova.info/