SPORT

Koston e udhëtimit në Katar nuk e pagoi Federata e futbollit të Kosovës

Diskutimet e ditëve të fundit në lidhje me harxhimet e udhëtimit të Federatës së futbollit të Kosovës në Katar marrin fund me shpjegimin e Federatës suedeze të futbollit, transmeton kosova.info.

Udhëtimin e futbollistëve dhe gjithe të tjerëve për në Doha të Katarit ku Kosova ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Suedinë, nuk e ka paguar Federata e futbollit e Kosovës. Ky është përfundimi më i rëndësishëm.

E gjithë kjo vjen pas deklarimeve të fundit të presidentit të FFK-së, Agim, Ademi dhe keqinterpretimit në opinion nga disa media të afërta me grupin opozitar që po kërkon me ngulm ndryshime ne kreun e futbollit të Kosovës.

Ademi kishte deklaruar se shpenzimet e udhëtimit i ka bartur Federata suedeze, drejtuesit e kësaj të fundit në deklarim për mediat e tyre vendore kanë thënë se këtë nuk e kanë kryer në formë direkte por nëpërmjet agjencisë së tyre për organizime të ndeshjeve ndëkrombëtare dhe kampeve të ushtrimeve.

“Ne kemi marrëveshje me organizatorin e ndeshjeve, me të cilin punojmë prej shtatë vitesh (kompania gjermane, One Tëo Play). Misioni i tyre ishte të sigurojnë dy ndeshje miqësore. Nuk ka asgjë të pazakontë për këtë”, tha menaxheri i ekipit kombëtar suedez, Stefan Pettersson për Sportbladet.

“Ne paguajmë organizatorin e lojë. Pastaj si ecin ata tutje është çështjë e tyre. Por, këtu nuk ka asgjë të befasishme. Ne kemi marrëveshje me organizatorin e ndeshjeve dhe të kampit, pastaj si e trajtojnë ata këtë më tutje është punë e tyre”, tha ai./Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.