SHËNDETËSIA

Kosovës i shtohen edhe 34 raste me koronavirus

Në Kosovë u konfirmuan të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) tha se në total janë testuar 264 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Aty po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 703.

Nëntëmbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.