OPINION

Kosovës i duhen institucione të shëndosha?!

Nga Skënder MULLIQI
Frika, mos siguria, mos besimi ne institucione… ishin temat që më së shumti u lakuan në shkrime dhe debate të ndryshme.

Qytetaret një kohë kishin frikë të deklaronin së po vjedhin, po kushtëzohen e shumë çka tjetër. Kjo nuk zgjati pak,

por që shumë vjet njeriun tonë e përcolli fati i keq. Shumë zgjati që të shkëputemi nga heshtja e cila na kushtoi shumë.

Qytetarët nuk pat kush ti mbrojë, së ata që ishin të thirrur për këtë punë, krijuan rehati për vete, për familje

dhe për militantë partiakë. Klasës politike i mungojë dija, përgjegjësia dhe morali politik.

“Okupuan” çdo sistem të jetës dhe të punës.

Edhe pas 20 vitesh të pluralizmit, nuk kemi shëndetësi si duhet, kemi arsim të nivelit katastrofalë…U bë tashmë e ditur së nuk kemi institucione të shëndosha, dhe së ishte momenti i fundit që të bëhen ndryshime pozitive. Kjo ndodhi më zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme të kushtueshme, e më të cilat tashmë jemi mësuar. Qeveria e re e ka rastin që këto lojëra politike dhe të këqijat e natyrave tjera, të stopohen njëherë e përgjithmonë.

Na munguan rezultatet pozitive, na mungojë standardi i nivelit të Evropës, që ka mundur të bëhet.

Qytetarët tanë më të drejtë presin politika të mira ekonomike, si dhe hapa konkret për të dalë nga kriza e përgjithshme.

Ka ardhur koha që përditshmëria jonë në punë, dhe në jetë të bëhet shumë më e lumtur, të hapën perspektiva të reja, që të jetojmë këtu,

e jo të largohemi nga Kosova. Të krijojmë shoqëri të shëndosh në pikëpamje morale e kombëtare. Të kthehet pasuria shoqërore nga ata që në mënyrë të paligjshme e përvetësuan. Të krijojmë sisteme të cilat do të funksionojnë në mënyre efikase. Të kthehet përgjegjësia për secilin pa marr parasysh pozitën që e ka në shoqëri. Mjaftë u përballëm më afera korruptive. Shumë gjatë kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë pa liberalizim vizash…Frika për të ardhmen, jeta e keqe për shumicën, nuk do të hiqen, nëse nuk kthehet besimi i humbur në institucione të shtetit, dhe nëse të gjithë keqbërësit nuk largohen nga vendimmarrja…