Kosova

Kosovë/ Nuk i respektuan masat e qeverisë, arrestohen disa persona

Që nga dita e hënë (06 korrik) është në fuqi vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00-05:00 vlen për komunat e me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e koronavirusit.

Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

Rr. Adem Jashari, Prizren 11.07.2020-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje.

Rr. Rrust Kabashi, Prizren 11.07.2020-01:00. Është ndal i dyshuari mashkull kosovar i cili po lëvizte jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.07.2020-00:55. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët po lëviznin jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Lubizhdë, Prizren 12.07.2020-01:35. Nga njësiti policor janë ndaluar katër te dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 11.07.2020-10:15. Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483