EKONOMI

Kosovë/ BQK-ja është e gatshme ta përkrahë sektorin e sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, znj.

Lindita Daija, dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku, me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive.

Shfaq më shumë