SHËNDETËSIA

Kosovë: 1,347 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 1,347. Kjo pasi në muajin e fundit rastet e reja kanë shënuar rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 15.705, ndërsa janë shënuar 627 viktima.

13,731 pacientë janë shëruar, ndërsa aktive kanë mbetur 1,347.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,347”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.