Kosova

Kosovari nga baza e sulmuar ushtarake irakiano-amerikane : Ka shumë shqiptarë, po japin dorëheqje dhe duan të kthehen

Një qytetar i Kosovës nga Ferizaji që punon në bazën amerikane në Erbil të Irakut është lajmëruar në një artikull të Periskopit duke treguar se është pjesë e këtij kampi. 

Z.Fejzë Nuredini, ka deklaruar se aktualisht është pjesë e bazës ushtarake irakiano-amerikane në Erbil dhe se ka dëgjuar sulmet që Irani i ka bërë me raketa balistike.

I pyetur nga Periskopi nëse ka të lënduar apo të vdekur ai ka thënë se “Në kampin në Erbil nuk po flitet për të vdekur vetëm se ka shumë shqiptarë këto.”

Më tej ai shtoi se shumë prej këtyre shqiptarëve kishin dhënë dorëheqje pas sulmit duke dashur të ktheheshin menjëherë në Kosovë.

Kujtojmë se mbrëmë Irani ka sulmuar me raketa balistike dy baza irakiano-amerikane në Irak si hakmarrje për gjeneralin e vrarë Kasim Soleimani gjatë të premtes në afërsi të Aeroportit të Bagdadit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.