Kronika e zezë

Kosovari në Gjermani ndalohet për tejkalim të shpejtësisë, u paraqet policëve dokumente false

Një kosovar është kapur në Hohe Montbaur të Gjermanisë dje duke vozitur me shpejtësi të lartë me veturën BMW.

Me t’u ndalur nga autoritetet ai ka paraqitur një patentë shofer false austriake dhe një letërnjoftim fals, raporton “WW-Kurier”.

“34-vjeçari kishte tentuar të mashtronte autoritetet. Por u identifikua më pas dhe kishte të bënte me një kosovar që nuk kishte leje të vozitjes. Atë e presin disa akuza dhe po ashtu do të kontrollohet nga autoritetet përkatëse të emigracionit”, njofton gazeta.

Ai është identifikuar më pas. Ka të bëjë me një kosovar që nuk kishte leje të voziste. Atë e presin akuza të ndryshme.