SPORT

Kosovari ia kthen kuletën e humbur me 600 euro tifozit anglez

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Steve Bruce kishte një moment të hidhur në Prishtinë, pasi kishte humbur kuletën me 600 euro dhe kartelat e bankës në të.

Por, nuk kishte kaluar shumë kohë dhe tifozit anglez i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar. Këtë e ka bërë të ditur vetë Steve nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi tifozi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.