Kosova

Kosovarët marrin edhe një lajm të keq: Ju del edhe ky problemi i ri

Gjashtë vjet pasi Kroacia iu bashkua Bashkimit Evropian, shteti ballkanik po merr dritën jeshile nga Komisioni Evropian për të hyrë në zonën e bllokut për lëvizje pa pasaporta, Schengen.

Kroacia ka vazhduar të plotësojë të gjitha kriteret e Schengenit, ka thënë Komisioni në një deklaratë në Bruksel të martën. Tani është radha e Këshillit Evropian për të nënshkruar pranimin e Kroacisë.

“E përgëzoj Kroacinë për përpjekjet e saja dhe përkushtimin për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për t’iu bashkuar Schengenit”, ka thënë presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, raporton “Bloomberg”.

“Për këtë arsye besoj se shtetet anëtare do të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur në mënyrë që Kroacia të bëhet anëtare e plotë e Schengenit”.

Anëtarët tjerë të BE-së, Rumania e Bullgaria, që i janë bashkuar bllokut më 2007, ende janë në pritje që t’i bashkohen zonës më të madhe botërore të lëvizjes së lirë.

Vlen të theksohet se kosovarët kanë marrë shumë viza kroate për punë, ndërkohë që futja në këtë zonë, nënkupton që do të vështirësohet marrja e vizave për shkak te standardeve të Schengen.