Kosova

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, mbi 30 mijë qytetarë hynë të dielën në Morinë

Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të kosovarëve që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.

Mbi 30 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë sot në Shqipëri.

A2news raporton se kjo ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.