Rajoni

Kosovarët bojkotojnë Ulqinin

Plazhi i Madh ose në të folurën ulqinake: Plazha Madhe, edhe pse bregdeti më i frekuentuar nga kosovarët për shumë vite me radhë, sivjet nuk mund të thuhet një gjë e tillë.

Plazhi i Madh edhe pse është një ndër bregdetet me të mirë, për shkak të rërës e cila është e vërtetuar ekzistenca e 24 minerale të ndryshme në të, kosovarët sivjet kanë vendosur që të bojkotojnë Ulqinin, arsyeja kryesore janë çmimet e larta.

“Unë që shumë vite vi në Ulqin që ti kaloj pushimet, por sivjet çmimet kanë qenë tmerrësisht të larta” tha Ardiani, një turist që po qëndronte në Plazhen e Madhe.

Ajo çka bie në sy është se shumica e turistëve që po frekuentojnë këtë plazh janë nga vende të ndryshme të botës, po sivjet dominojnë boshnjakët nga Novi Pazar, (Sanxhaku).

Siç mund ta shikoni edhe në kë kupon fiskal që ka siguruar Metro, një kafe e vogël kushton 2 euro, diçka e pa përballueshme për kosovarët, ndërsa një  pije ‘coca cola’ kushton 2.50 euro, por në plazhe të caktuara çmimet janë dhe me të larta.

Sivjet kosovarët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar, pikërisht për arsye të çmimeve të ulëta, krahasuar me Ulqinin.

Megjithatë, ajo çka bie në sy në këto plazhe është pastërtia dhe siguria, secilit plazh ka rojtarët që vrojtojnë detin.

Pothuajse në të gjitha plazhet çmimet e çadrave kushtojnë nga 7 euro deri në 20 euro për ata qe dëshirojnë një rehati me të madhe, apo siç iu thuhet ndryshe,çadrat VIP. /Gazetametro