SPORT

Kosova U18 e përfundon Evropianin me fitore ndaj Luksemburgut

Basketbollistët e Kosovës U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B, që sot përfundon në Rumani.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Dardanët e rinj e kanë mundur Luksemburgun me rezultat 67:49, bën të ditur FBK-ja, transmeton Koha.net.

Bardh Rexha ka qenë i jashtëzakonshëm me 20 pikë dhe 14 kërcime, derisa është ndihmuar nga Albin Berisha dhe Donat Musa, me nga dhjetë pikë.

FBK-ja thotë se ky Evropian ishte një përvojë e mirë për basketbollistët e Kosovës, që si synim kishin të fitojnë përvojë në gara të tilla.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483