OPINION

Kosova u çlirua nga UÇK -ja dhe Gjaku i Popullit tonë të martirizuar

Shkruan: Erald Selca
Gjigantët Kombëtar nga Skënderbeu lavdimadh Enver Hoxha , dhe Adem Demaçi na kanë mësuar nga jeta lufta dhe përvoja e tyre se liria nuk vjen në pjatë ajo nuk pikë nga qielli po vjen me mund e sakrificë .

Askush në botë nuk e ka fituar lirinë me fjalë , liria vjen me gjak e ne me gjak e fituam atë me sakrificë shumëshekullore të brezave të terë të vegjelisë e shtreses atdhetare .

Reagova sepse një palo politikane ashtu si paria e vet tha liria erdhi me mençuri e nga miqet jo more ne na “dhuruan ” po atë liri .

Liria realiteti i ri erdhi sepse ajo politikë nuk dha fryte sepse Serbia kuptonte veç forcen dhe kur UÇK ja doli në skenë ajo kishte prapa veti trimëri e dituri burra e gra që u flijuan u shkrin për popull se pa daljen e UÇK -së në skenë një shumar serb nje inkasant rryme nje polic pshurran terrorizonte fshatra e qytete .

Duhet të jesh naiv i poshter/e të mohosh luftën çlirimtare të UÇK -së sakrificen e pashembullt të Gjiganteve Adem e Hamze Jashari të mijëra dëshmoreve invalideve e luften tonë të veteranve të mirëfillte pa harruar burgosurit internuarit politik martiret mijera te vrare grate e terrorizuara e abuzuara nga okupatori fëmijet ne djep të vrarë e pra liria erdhi me çmim të madh V.O palo politikane sepse ti e paria jote jetoni më andrra e iluzione .

Pa luftën e brezave , por veçanti pa luftën e UÇK -së legjendare Serbia dhe administrat saj kriminale fashiste ende do ishin në vend dhe ne do asimiloheshim .

Prandaj falënderimi më i madh i takon kryeveprës së shekullit 20 -të UÇK -së dhe popullit të martirizuar .

Ky shkrim nuk ka të bëjë me politikë ditore se mua nuk ma ndin për politikë , mua me dhemb shpirti kur mohen vlerat dhe gjaku i derdhur nga atdhemohuesit e zuzaret/ë kush do qofshin

ERALD SELCA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.