Kosova

Haziri: Shpejt do të kemi marrëveshjen qeverisëse

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy partive të dala të para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk po u shkon fortë mirë diskutimi për pozita, në fazën e fundit të përpjekjeve për të krijuar qeverinë e ardhshme.

Njëra nga çështjet që ka ngarkuar më shumë debatin e bisedimet në mes të LDK-së dhe VV-së është ajo postit të Presidentit të vendit e cila pritet të lirohet nga Hashim Thaçi, në pranverën e viti 2021.

Lidhur më këtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë për “Syri.net Kosova” “Puna e presidentit duhet të jetë në tavolinë, pas ajo duhet të definohet, sepse pas një viti e gjysmë puna e presidentit mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme  përsëri.

Kurse sa i përket faktit që bisedimet kanë “ngecur” që nga pasditja e djeshme pas dy shefat e partive Albin Kurti dhe Isa Mustafa, në selinë e Kuvendit nga arritën të sheshojnë plotësisht dallimet para firmosje së marrëveshjes finale.    

Në anën tjetër afati ligjor për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit, veçse ka filluar, partitë që premtuan lidhjen e marrëveshjes menjëherë pas certifikimit, kanë dallime në pikën e ndarjes së ministrive, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thekson për “Syri.net Kosova” “se procesi nuk është i bllokuar dhe se po punohet fortë për të ardhur deri tek gjetja kompromisit”.

Por në këto momente që ka një presion të madh, si nga qytetaret dhe diplomacia perëndimore,  për të formuar sa më shpjet Qeverinë e re, dyshi i LDK-së Lutfi Haziri thotë për “Syri.net Kosova” “nuk do të kemi vonesa dhe jam shumë i bindur që këto vonesa do të jenë të vogla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.