SHËNDETËSIA

Kosova po shkon drejt fundit të pandemisë

Gati 3 muaj kur Kosova pati rastet e para të konfirmuara me COVID-19, në 24 orët e fundit në 138 testet e IKSHPK-së asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv.

Por, në Klinikën Infektive 11 pacientë të infektuar me Covid-19 po vazhdojnë të trajtohen, raporton KOHA.

4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në mjekimin intensiv. Në mesin e tyre është edhe një pacient me oksigjenoterapi, por i cili nuk ka sëmundje të tjera shoqëruese.

“Që të gjithë janë mbi moshën 60 vjeçe. Tre prej këtyre që janë në gjendje të rëndë, janë edhe me sëmundje tjera shoqëruese”, ka thënë Shemsedin Dreshaj, infektolog.

Ulja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit, sipas infektologëve, është një tregues se pandemisë po i vjen fundit.

“Ngjashëm me vendet e rajonit, edhe ne jemi duke shkuar drejt fundit të pandemisë, edhe pse me lehtësimin e masave mund të priten edhe raste të tjera”, ka shtuar Dreshaj.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej 1032 personave që deri më tani janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, 789 janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë vdekur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.