Kosova

Kosova së shpejti pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti në takim sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentarë të Frankofonisë, Jacques Krabal. Ky takim u mbajt sot në hapësirat e Kuvendit.

Kosova ne Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë prej vitit 2014 është anëtare e saj në cilësinë e vëzhguesit, mirëpo sot Kuvendi i Kosovës aplikoi për tu bërë anëtare e saj me të drejta të plota e për Kryeparlamentarin Veseli ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën .

“Kosova po merr përkrahje nga shteti i Francës edhe në procesin e integrimit evropian. Asambleja është një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare. Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë me anëtarësi të plotë”, tha Veseli

Veseli theksoi që kjo është shumë me rëndësi për Kosovën ngase po merr hapa pozitivë drejt anëtarësimit në organizata. E më kryesorja sipas tij është përkrahja e vazhdueshme ku Franca po e përkrah Kosovën drejt integrimit evropian.

“Sot do të udhëtojë për Strasburg, pas dy dite në Paris për të sensibiluar përkrahjen për liberalizimin e vizave. Do të vazhdojmë në Holandë dhe Berlin. E falënderoj sekretarin për përkrahjen, me përkrahjen e këtyre njerëzve po arrijmë të organizohemi në organizata ndërkombëtare. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset”, shtoi Veseli.

Sipas sekretarit Krabal anëtarësimi me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë do të bëhet se shpejti ngase dosja është e kompletuar dhe vendimi do të merret së shpejti. Kjo dosje për t’u anëtarësuar bazohet në kritere gjuhësore.

“Nuk është vetëm Franca, janë shumë shtete tjera që angazhohen për të  ruajtur shpresoj që me anëtarësim do të përfitojnë deputetët përmes kurseve dhe seminareve që do të organizohen”. Tha Krabal.

Ai theksoi së në hapësirën frankofonë objektiv kryesor është gjuha dhe kultura mirëpo sfide mbetet ekonomia të cilës do t’i qasen së shpejti. Pas ekonomisë sfida e dytë është demokracia.

“E përgëzojmë Kosovën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe komuniteteve. Kosova ka bërë punë të mrekullueshme këto 10 vjetët e fundit. Diversiteti partiak e kulturor janë vlera të rëndësishme të Frankofonisë”, shtoi tutje ai.

Njëri nga elementet kryesore është luftimi i korrupsionit, dialogu e paqja, sipas Sekretarit Krabal. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.