Hi Tech

Kosova për herë të parë do të përfaqësohet në garën e Microsoft-it në ShBA

Artin Ahmeti, Elita Hajrizi, Edonis Hebibi dhe Elta Bajrami, janë talentët kosovarë që do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror të Microsoft Office Specialist “MOS”, që sivjet do të mbahet në ShBA.

Të rinjtë fillimisht fituan garën e Microsoft-it në nivel vendi, të cilët demonstruan aftësitë e tyre superiore në aplikacionet e Microsoft-it, në Word, Exel dhe PowerPoint.

Ata janë shpallur kampionë shtetëror në bazë të pikëve të fituara nga testet unike që janë zhvilluar në këtë garë të organizuar nga UBT dhe organizata botërore Certiadria, dhe automatikisht fituan të drejtën e përfaqësimit të vendit në nivel global.

Në SHBA, të rinjtë kosovarë do të hyjnë në garë për titullin e kampionit të botës, pjesë e së cilës do të jenë kandidatë nga shumë shtete anë mbarë botës, teksa do të garojnë për tri kategoritë e Microsoft-it.

UBT në çdo formë i ka mbështetur këta të rinj dhe është duke i përgatitur për të përfaqësuar sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Falë kontributit dhe angazhimit të institucionit të arsimit të lartë, të UBT-së, këtë vit është hera e parë që në nivel vendi organizohet gara e Microsoft-it, në të cilën garuan mbi 300 pjesëmarrës, teksa vetëm 30 prej tyre arritën deri në fazën finale.

Për gjithë pjesëmarrësit, UBT dhe Microsoft ka ndarë certifikata që janë të vlefshme kudo në botë.

Dhjetë finalistët e Garës “MOS” në nivel vendi janë:

Microsoft Word 2016

Elita Hajrizi, nxënëse e shkollës “Xhevdet Doda”

Elbion Redenica, nxënës i shkollës “Elena Gjika”

Elta Bajrami, nxënëse e shkollës “Sami Frashëri”

Ylber Galica, nxënës në “Mehmet Akif”

Microsoft Exel 2016

Edonis Hebibi, student i UBT-së

Neriton Pacarizi, student i UBT-së

Jona Ndrecaj, Shkolla “Hajdar Dushi”

Microsoft PowerPoint 2016

Artin Ahmeti, nxënës në “Mehmet Akif”

Erza Krasniqi, nxënëse në shkollën “Elena Gjika”

Poema Berisha, studente e UBT-së