Kosova

Kosova nuk duhet të ngutet me procesin e rihapjes pas pandemisë – thotë eksperti shqiptar nga Harvardi

Eksperti i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi ka thënë se disa shtete në botë janë ngutur me rihapjen e bizneseve dhe lirimin e masave për qarkullimin e njerëzve.

Ai tha se në javët e fundit sipas statistikave numri i të infektuarve dhe të vdekurve është rritur në botë.

“Disa shtete janë ngutur me rihapjen e bizneseve, ekonomisë, qarkullimit etj, dhe si pasojë numri i të infektuarve dhe i të vdekurve ka shënuar rritje në javët e fundit. Për këtë arsye këto shifra na bëjnë të mendojmë që mos të ngutemi në rihapjen e bizneseve dhe qarkullimit”, ka thënë Abazi.

Siç theksoi Abazi, Kosova nuk duhet të ngutet me rihapjen pasi mund të rezultojë me rritje të numrit të rasteve.

“Duhet të ketë një qasje pragmatike të rihapjes. Kosova duhet të dëgjoj institucionet e shëndetësisë publike. E di që kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe të humbjeve të vendeve të punës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Abazi tregoi se ekziston një terapi e cila po praktikohet në Amerikë.

“Terapia antivirale ka treguar efekte pozitive kundër virusit. Kjo është drita e parë. Dhe drita e dytë është që në vjeshtë të kemi disa vaksina kundër këtij virusi. Shëndetin tonë duhet ta vendosim para ekonomisë”, tregoi eksperti Abazi. /RTV Dukagjini/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483